COVID-19/ Italia mund të përballet me valën e dytë në gusht

schedule11:17 - 27 Korrik, 2020

schedule 11:17 - 27 Korrik, 2020

Italia mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë në gusht, ka paralajmëruar Andrea Crisanti, mikrobiolog në Universitetin e Padovës.

Ai është autori i një modeli të suksesshëm të kufizimit të përhapjes së koronavirusit, të ashtuquajturin “model Veneto”, i cili përbëhej nga testimi masiv i qytetarëve, falë të cilit rajoni verior i Italisë regjistroi një numër relativisht të vogël të infektuarish dhe viktima  nga COVID-19, krahasuar me provincat fqinje.

Profesori Crisanti thotë se është e pazakontë që një numër relativisht i vogël i të infektuarve regjistrohen tani në Itali, ndërsa situata në të gjitha vendet fqinje është e ndryshe dhe numri i të infektuarve po rritet.

“Unë nuk do të doja të përhapja pesimizëm, por kam disa dilema. Mund të jemi më të mirët, por gjithashtu ekziston mundësia që ne mund të mos t’i testojmë të gjithë”,  ka paralajmëruar profesori Crisanti.

Ai  ka rekomanduar testimin masiv si një masë parandaluese ndaj koronavirusit.

“Testimi masiv sigurisht që kushton para, por nënvlerësimi i rrezikut të ri-përhapjes së infeksionit mund të na kushtojë shumë më tepër, si financiarisht ashtu edhe jetën e njerëzve”, tha Crisanti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!