COVID-19/ Ilaçet e hollimit të gjakut mund të shpëtojnë pacientët me simptoma më të rënda

schedule12:14 - 7 Maj, 2020

schedule 12:14 - 7 Maj, 2020

Ilaçet për hollimin e gjakut mund të shpëtojnë disa pacientë që  kanë simptoma më të rënda nga koronavirusi raportuan mjekët të mërkurën.

Gjetjet nga një ekip në Spitalin Mount Sinai në New York  treguan se hollimi i gjakut mund të jetë efektiv në përmirësimin e pacientëve.

Ekipi tregon se po kryen eksperimente për të parë se cilat antikoagulantë mund të funksionojnë më mirë, dhe në cilat doza.

“Pacientët që morën antikoagulantë patën përmirësime në krahasim me pacientët e tjerë,” tha Dr. Valentin Fuster, drejtor i Mount Sinai Heart dhe mjek i përgjithshëm i Spitalit Mount Sinai.

Fuster dhe kolegët studiuan më shumë se 2.700 pacientë  në Mount Sinai në New York.

Duke filluar nga marsi, disa pacientëve iu dhanë ilaçe kundër mpiksjes së gjakut.

Ekipi filloi të shikonte nëse ilaçi bëri një ndryshim, dhe rezultoi që ilaçi kishte efekte pozitive, veçanërisht tek  pacientët të cilët ishin të pajisur me ventilatorë duke i ndihmuar ata të merrnin frymë.

Nuk ka dyshim se mpiksja e gjakut është një faktor kryesor në vdekjen e pacientëve me Covid-19, tha Fuster.

“Ne kemi bërë 75 autopsi dhe mpiksja është ndër faktorët kryesore,” tha ai.

“Fillon me mushkëri, më pas në veshka, zemër  dhe përfundon në tru”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!