COVID-19 i pranishëm në Itali që nga dhjetori, zbulohen gjurmë në mostrat e ujërave të zeza

schedule08:32 - 20 Qershor, 2020

schedule 08:32 - 20 Qershor, 2020

“Koronavirusi  ka ekzistuar në sistemet e ujërave të zeza në Milano dhe Torino që me 18 dhjetor, 2 muaj përpara se rasti i parë me Covid-19 të regjistrohej në Itali”.

Studimi është pjesë e një testimi rutinë mbi virologjinë mjedisore, që prej vitit 2007 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Në total, 40 prova janë analizuar nga tetori 2019 deri në shkurt 2020.

Testimet në spitale të rajonit bregdetar të Ligurias kanë treguar gjithashtu se virusi me shumë mundësi ka ekzistuar në fund të vitit të kaluar.

Rasti i parë i raportuar nga Italia është lidhur me një burrë që kërkoi trajtim në mes të muajit Shkurt, pavarësisht se disa njerëz që vinin nga jashtë janë diagnostikuar me sëmundjen më herët gjatë muajit dhjetor. Studimi i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetit mund të kontribuoi në zbulimin e fazës së parë të qarkullimit të virusit në Itali, sipas La Rosa.

Rezultatet janë në përputhje me testime të ngjashme të ndërmarra në ujërat e zeza në Barcelona dhe me provat klinike të pacientëve të shtruar në spital në Francë,  që treguan gjurmë biologjike që në dhjetor.

Ndërkohë në Spanjë një studim gjeti gjurmë të virusit në ujërat e zeza të gjetura në mes të janarit në Barcelonë, rreth 40 ditë para se të zbulohej rasti i parë lokal.

Instituti thotë se synon të fillojë një projekt për monitorimin e ujërave të zeza në vendpushimet turistike në korrik me synimin për të ngritur një rrjet mbarëkombëtar të monitorimit të ujërave të zeza këtë vit.

Gati 35,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Itali,  sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!