COVID-19 i përket së shkuarës, tre futbollistë të Realit ia hedhin

schedule13:24 - 20 Nëntor, 2020

schedule 13:24 - 20 Nëntor, 2020

Ditën e shtunë Real Madrid rikthehet në fushë dhe ndeshja e radhës për të besuarit e Zinedine Zidane është ajo kundër Vilarrealit. Tekniku francez për këtë ndeshje jo të lehtë ka rikuperuar plot tre lojtarë që ishin pozitiv më Covid-19.

Bëhet fjalë për Eden Hazard, Casemiro dhe Eder Militao. Që të tre rezultuan negative pas testimeve të kryera ditën e djeshme. Tashmë ata i janë bashkuar pjesës tjetër të grupit në stërvitje dhe do të jenë në dizpocion për Zidane për transfertën e Vilarreal.

 

Ndërkohë madrilenët nuk do të kenë të gatshëm për këtë sfidë kapitenin e tyre, Sergio Ramos. Spanjolli la fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen kundër Gjermanisë si dhe rrezikon duelin kundër Interit në mesjavë.

E njëjta situatë është edhe për Raphael Varane, i cili gjithashtu u dëmtua në ndeshjen kundër Suedisë. Gjithsesi situata paraqitet më e mirë për francezin, edhe pse nuk është përcaktuar akoma shkalla e dëmtimit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!