Koronavirusi i mori jetën zv. trajnerit të ekipit të Erzenit, Shkëlqim Troplinit, i cili ishte njëherësh pjesë e ekipit të mundjes Teuta.
55-vjeçari nga Shijaku ishte prej ditësh i infektuar me Covid-19, por mbrëmjen e djeshme gjendja e tij u përkeqësua ku fatkeqësisht humbi edhe jetën.
Miqtë e tij shprehen të shokuar për këtë humbje, ndërsa e përshkruajnë Troplinin si një njeri që ka sakrifikuar për sportin e Shijakut.
“Nuk dimë çfarë të flasim. E kam pasur koleg prej vitesh. Kemi qene miq. Të ikë robi kaq kollaj. Ai ka rreth 10-15 ditë që është prekur nga Covidi dhe kurohej në shtëpi. Por nuk e prisnim që të ndodhte kjo. Dje morëm vesh që e kanë çuar në Durrës dhe nga më pas morëm lajmin e hidhur. Unë kam qenë trajner i Shijakut para 5 vitesh dhe që atëherë u bëmë miq. Ka hequr buxhetin e shtëpisë së vet për Shijakun”, thotë një prej tyre për ABC. g.v/abcnews.al