Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid-19 i mori jetën, Gentian Zenelaj prek me fjalët për të atin: Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo

schedule15:21 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 15:21 - 29 Dhjetor, 2020

Gentian Zenelaj humbi ditën e djeshme babain e tij për shkak të Covid-19. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë aktori përmes një reagimi në rrjete sociale, ku shkruante se Rexhep Zenelaj nuk mundi të mbijetonte pas betejës së gjatë me virusin.

Ndërkohë, ditën e sotme aktori ka publikuar një fotografi krah të atit dhe djalit të tij, ndërsa ka shkruar dhe disa fjaë prekëse. “Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj)

Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo.”, ka shkruar aktori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!