Drejtori i DPSHTRR në Gjirokastër Edi Pesha ka ndërruar jetë. Ai humbi sot luftën me koronavirusin. I infektuar prej 2 javësh, në 10 ditët e fundit, Pesha ishte shtruar te spitali Covid-1, Infektivi në Tiranë. Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, Edi Pesha ditën e sotme u shua.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 533 raste të reja me koronavirus nga 2,184 testime të kryera. Po ashtu, në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se si pasojë e virusit e kanë humbur jetën 9 qytetarë./ db/Abcnews.al

