Udhëheqësja e Hong Kongu-t, Carrie Lam tha të Premten se testimi masiv i qytetarëve për koronavirus në qendrën financiare aziatike do të fillojë në 1 shtator.
Ajo paralajmëroi qytetarët të mos jenë të vetëkënaqur, por vigjilentë, pavarësisht rënies të vazhdueshme të numrit të të infektuarve kohët e fundit.
Testimi, i cili do të bëhet me ndihmën e një ekipi prej 60 personash nga kontinenti, shënon edhe herë e parë që zyrtarët kinezë shëndetësorë kanë ndihmuar Hong Kongun në betejën për të kontrolluar epideminë. /abcnews.al

