COVID-19/ Hong Kong ndalon grumbullimet me më shumë se dy persona

schedule08:32 - 28 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 28 Korrik, 2020

Hong Kongu ka ndaluar tubimet me më shumë se dy persona, ndërsa vendet në mbarë botën po mundohen të mbajnë nën kontrollin koronavirusin.

Gjithashtu  do të ndalojë të gjitha shërbimet në  restorante duke bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vendet publike, në veçanti në hapësirat ku ekziston rreziku më i madh për përhapje të koronavirusit.

Autoritet e këtij vendi kanë raportuar gjatë 24 orëve të fundit 145 raste të reja me COVID-19.  Masat e reja mbrojtëse që pritet të hyjnë në fuqi nga e mërkura, janë të parat që prej shpërthimit të pandemisë.

Sekretari Matthew Cheung, tha se “situata është shumë  shqetësuese” pas shpërthimit aktual që po konsiderohet si më i rëndi që ky qytet ka përjetuar nga fillimi i pandemisë. Cheung tha se masat e reja do të aplikohen në një territor me popullsi prej më shumë se shtatë milionë. E tëra kjo po bëhet nga frika e një valë të re të koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!