Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese. Numri i rasteve të reja si edhe i viktimave nuk ka shënuar ulje.
Autoritetet në Itali i bëjnë thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të shmangin grumbullimet sidomos gjatë festave.
COVID-19 godet sërish bluzat e bardha, katër mjekë të tjerë kanë humbur jetën. Që nga muaji mars nga personeli shëndetësor janë shënuar 237 viktima.
Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë shprehet se situata mbetet ende serioze.
Ndërkohë Thomas Cueni, drejtor i Federatës Ndërkombëtare të Kompanive dhe Shoqatave Farmaceutike gjatë në komunikimi për mediat tha se mjekët shpresojnë që në verën e vitit 2021 të shohin imunitetin e tufës.
/abcnews.al/