COVID-19/ Franca pritet të nisë vaksinimin e popullsisë brenda disa javësh

schedule09:00 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 09:00 - 5 Dhjetor, 2020

Fushata e vaksinimit kundër Covid-19 në  Francë do të fillojë  brenda disa javësh  dhe do të jetë falas, tha Kryeministri francez Jean Castex në një konferencë për shtyp.

Të moshuarit dhe punonjësit në shtëpitë e kujdesit – rreth një milion njerëz  do të  jenë ndër të parët që do të vaksinohen. Faza e dytë,  e cila fillon në shkurt të 2021, do të përfshijë të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike dhe  punonjësit shëndetësore, tha Castex.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pritet të japë vendimin përfundimtar  deri më 29 dhjetor për vaksinat Pfizer / BioNtech dhe Moderna por ata gjithashtu do të kenë nevojë për miratim nga autoriteti shëndetësor i Francës, tha Castex.

Franca tashmë ka porositur 200 milion vaksina, të mjaftueshme për të vaksinuar 100 milion njerëz me dy dozat e nevojshme, shtoi Castex.

Kryeministri  përgëzoi “punën e jashtëzakonshme të kryer në nivelin Europian” për të negociuar të njëjtat çmime, për të gjitha vendet në Bashkimin Europian.

Imunologu Alain Fischer është emëruar si koordinator i fushatës së vaksinave kundër Covid-19 në Francë dhe vetë strategjia për vaksinimin do t’i paraqitet parlamentit francez këtë muaj./abcnews.al