COVID-19/ Foshnjave të porsalindura u vendosin mini mburoja

schedule10:36 - 10 Prill, 2020

schedule 10:36 - 10 Prill, 2020

Foshnjave të porsalindura në një maternitet në Bangkok i vendosin mini mburoja të fytyrës. Lajmin e ka dhënë gazetarja e BBC, Charlotte Gallagher dhe që ka publikuar dhe foton.


Prindërit tashmë e kuptojnë kur i kërkojnë një vogëlushi të vendosi maskë mbrojtëse.

Maska për fytyrën mund të jetë e pakëndshme dhe e bezdisshme, por kjo është një masë që shumë maternitete kanë filluar ta praktikojnë.

Kjo lehtësi  ka frymëzuar punonjësit e mrekullueshëm të kujdesit shëndetësor në Spitalin Prince Suvarnabhumi. Ata janë  krijuar mburoja të admirueshme miniaturë për çdo fëmijë në njësinë e maternitetit, për t’i mbrojtur ata kur të afërmit dhe të tjerët vijnë për t’i vizituar ata dhe nënën e tyre./abcnews.al