Covid-19, Fauci optimist: Amerikanët nisin të vaksinohen në fund të dhjetorit

schedule19:56 - 29 Tetor, 2020

schedule 19:56 - 29 Tetor, 2020

‘Nëse gjithçka shkon mirë, dozat e para të një vaksine të sigurt dhe efektive të koronavirusit ka të ngjarë të jenë gati për disa amerikanë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit”.

Kështu ka deklaruar sot Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive amerikane.

“Bazuar në parashikimet e dy kompanive që po zhvillojnë vaksinën Moderna Inc MRNA.O dhe Pfizer Inc PFE.N amerikanët ka të ngjarë të dinë diku në dhjetor nëse kemi apo jo një vaksinë të sigurt dhe efektive”, tha Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjet Infektive, në një bisedë të drejtpërdrejtë në Twitter dhe Facebook.

Të dy kompanitë filluan fazën përfundimtare të testimit klinik në fund të korrikut me dhjetëra mijëra njerëz  morën pjesë në çdo provë.

Fauci tha se dozat e para të vaksinës do t’i marrin individët që vlerësohen më në nevojë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!