Një ditë pas konfirmimit zyrtarë se varianti Delta i covid-19, është prezent edhe në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë sot në një mbledhje urgjente.
Ende nuk dihet nëse Ekspertët do të propozojnë shtrëngim të masave kufizuese, por ditët e fundit në vend është vërejtur një shtim i lehtë i rasteve ditore të infektimit.
Fatmirësisht vendi ynë prej rreth një muaj nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. e.l/abcnews.al/