Një vend ka qenë vazhdimisht në lajme pasi ka arritur të rrafshojë kurbën shumë me strategji dhe me sukses në krahasim me vendet e tjera europiane. Bëhet fjalë për Zelandën e Re.
Vendi ka deklaruar se ka ndaluar transmetimin në komunitet, ndërsa të dielën u raportua vetëm një rast i ri. Kryeministrja Jacinda Ardern thotë se virusi është eliminuar aktualisht.
Më pak se 1500 njerëz u infektuan në popullsinë me 5 milionë banorë dhe vetëm 19 persona humbën jetën.
Por si ai doli arriti Zelanda e Re?
Disa ekspertë thonë se gjithçka lidhet me masat e mara në kohë. Ardern shpalli masat strikte të kufizimit që në mars- kur vetëm 100 njerëz ishin testuar pozitiv për virusin dhe askush nuk kishte vdekur.
Gjeografia e vendit po ashtu luan një rol në këtë sukses. Një vend relativisht i vogël, Zelanda e Re ka më shumë kontroll mbi kufijtë sesa vendet e mëdha me kufinj më të vështirë për t’u kontrolluar.
Por shumë ekspertë ia atribuojnë suksesin kryesor qartësisë së mesazhit nga qeveria. Ndryshe nga vendet që i kanë ‘shpallur luftë Covid-19’, mesazhi i qeverisë së Zelandës së Re ishte se vendi duhej të bashkohej.
Ata bënë thirrje për t’u bashkuar kundër Covid-19. Ardern vazhdimisht e quante vendin një ekip me 5 milionë lojtarë.
“Jacinda është një komunikuese brilante dhe një lidere empatike,” tha profesor Michaek Baker nga Universiteti i Otagos për BBC./abcnews.al

