Britania e Madhe do të qëndrojë në karantinë deri me 7 maj. Qeveria në vendim esaj më të fundit ka vendosur shtyrjen e masave parandaluese të koronavirusit deri javën e parë të majit.
Mediat vendase bëjnë me dije se të enjten pritet që ministri i Jashtëm Dominic Raab të japë dhe detaje në lidhje me masat e reja dhe bllokimin e vendin të paktën deri më 7 maj.
Raab, këtë kohë është dhe në rolin e kryeministrit për shkak se Boris Johnson prej marsit rezultoi me COVID-19, por fatmirësisht tashmë ai duket se është shëruar.
Kryeministri britanik pas një qëndrimi 1 javor në spital dhe pasi mori mjekimet e duhura ai tashmë ndodhet në shtëpinë e tij, duke u shëruar plotësisht.
Ndërkohë deri më tani në Britani si pasojë e koronavirust kanë humbur jetën 11 329 persona dhe janë infektuar 88 621 të tjerë. /abcnews.al