Brazili regjistroi të martën 32.091 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 739.503, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo është dita e katërt që Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 30,000 raste të reja në 24 orë që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë. Ministria njoftoi të martën 1.272 viktima nga Covid-19, duke cuar numrin total të vdekjeve në 38.406.
Organizata e Shëndetit Amerikan deklaroi se Covid-19 “vazhdon të përhapet në mënyrë agresive” në Brazil, Peru dhe Kili në një konferencë lajmesh të martën.
Amerikanët kanë raportuar më shumë se 3.3 milion raste me Covid-19 që nga 8 qershori – më shumë se çdo rajon tjetër në botë, sipas Dr. Carissa Etienne, drejtoresha e Organizatës Amerikane të Shëndetit./abcnews.al