Covid 19, Bosnjë dhe Hercegovina drejt lehtësimit të masave

schedule16:36 - 24 Prill, 2020

schedule 16:36 - 24 Prill, 2020

Kohët e fundit vende të ndryshme në botë po përpiqen që herë pas here të lehtësojnë masat shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Bosnje dhe Hercegovina është një ndër vendet që pritet që të lehtësojë masat e marra në kuadër të mbrojtjes nga koronavirusi.

Autoritetet lëshuan një urdhër që lejon personat nën 18 vjeç dhe ata mbi 65 vjeç të lëvizin në periudha të caktuara. Personat mbi moshën 65 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin të hënën, mërkurën dhe të premten nga 9 e mëngjesit deri në ora 13, ndërsa personat nën 18 vjeç do të lejohen të lëvizin të martën, të enjten dhe të shtunën nga 2 pasdite në orën 20.

Ndër të tjera autoritetet përkatëse në Bosnjë bëjnë me dije se këto masa janë efektive që nga data 27 prill.

Ndihmësministri i Shendetësisë i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Goran Çerkez, njoftoi se zbatimi i këtyre masave do të monitorohet, dhe do të anulohen nëse ndodhin përkeqësimetë caktuara epidemiologjike./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!