Kufizimet e reja mund të zgjasin deri në gjashtë muaj nëse situata e pandemisë nuk përmirësohet, ka deklaruar Boris Johnson. Kryeministri konfirmoi se pub-et, baret dhe vendet e tjera argëtuese në Angli do të mbyllen në orën 10:00 duke filluar nga enjtja. Masat e reja vijnë një ditë pasi këshilltarët kryesorë mjekësorë dhe shkencorë paralajmëruan për përhapjen masive të koronavirusit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Masat
-Punonjësit e zyrave u është kërkuar të punojnë nga shtëpia
-Pub-et dhe lokalet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 10:00
-Maska do të jetë e detyrueshme edhe në ambientet e mbyllura
-Numri i grumbullimeve do të ulet nga 39 në 15 persona
-Gjobat janë dyfishuar në 218 paund
Qeveria tashmë kishte njoftuar se do të vendoste gjoba edhe më të ashpra deri në 1000 paund për ata që thyenin rregullat e vetë-izolimit. Kryeministri tha se shkollat, kolegjet dhe universitetet do të qëndronin të hapura.
Duke iu përgjigjur njoftimit të kryeministrit në parlament për masat e reja, udhëheqësi i opozitës Sir Keir Starmer tha se Laburistët janë pro masave të reja. s.b/abcnews.al

