COVID-19 bën lëmsh Superioren, mesazh i prerë për Tiranën dhe FSHF-në

schedule20:57 - 5 Qershor, 2020

schedule 20:57 - 5 Qershor, 2020

Lëmsh me futbollin shqiptar. Mjaftoi një i prekur me COVID-19 dhe protokolli sanitar nuk ka më asnjë vlerë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi që ekipi i Bylisit të vetizolohej, për shkak se Eridon Qardaku ishte preku me koronavirus në Shkodër.

Gjithsesi Bylisi luajti kundër Tiranës, pavarësisht urdhrit të dhënë. Lojtarët dolën të gjithë negativë pas testeve, por autoritetet shtetërore po tregon forcën e saj. Përmes një shkrese, të publikuar nga “Procesi Sport”, kërkohet që Tirana këtë herë të izolohet.

Në shkresë kërkohet që të gjithë ata që ishin në takimin kundër ballshiotëve të testohet dhe këtë herë data e lënë është 7 qershori, kur FSHF ka programuar sfidën e bardhebluve kundër Luftëtarit në Gjirokastër.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë do të kryejë testet për lojtarët bardheblu, sipas shkresës që mban datën 4 qershor. Klubi i Tiranës, ndërkohë ka njoftuar se testet do të kryhen nesër, dhe jo ditën e ndeshjes me gjirokastritët.

Mes të tjerave, në shkresë i kërkohet Federatës Shqiptare të Futbollit të shtyjë ndeshjet e Tiranës deri në përfundim te hetimit epidemiologjik. Nga ana e FSHF ende nuk ka një qëndrim zyrtar, edhe pse të gjitha këto hapa të ndërmarra nga autoritetet shtetërore bien ndesh me protokollin sanitar që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale miratoi për t’u luajtur ndeshjet. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!