COVID-19/ Asnjë humbje jete, mijëra testime por vetëm 3 infektime në 24 orët e fundit

schedule17:04 - 27 Qershor, 2021

schedule 17:04 - 27 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        3
Të shëruar në 24 orë     8
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2444

Testime totale            795,322
Raste pozitive             132,512
Raste të shëruara      129,990
Raste Aktive               66
Humbje jete                2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë          27
Shkodër       16
Durrës 6
Lezhë           5
Elbasan       4
Berat             3
Dibër             2
Kukës           1
Fier              1
Vlorë             1

Vijon…/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!