COVID-19/ 5.851 viktima dhe 262.929 raste të reja në botë brenda 24 orëve

schedule13:26 - 3 Gusht, 2020

schedule 13:26 - 3 Gusht, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 262.929 raste të reja me COVID-19 në mbarë botën. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë ka shkuar në 17.660.523, kurse 680.894 kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Statistikat e OBSH-së janë të mbështetura në të dhënat zyrtare të vendeve, dhe  9.476.763 janë regjistruar vetëm në Amerikën e Jugut dhe të Veriut. Në 24 orët e fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 në këto vende ka shkuar në 156.433, kurse i viktimave në 3.963 duke çuar në 359.180 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sa i përket Europës, janë konfirmuar 3.375.535 raste me koronavirus si dhe 213.284 të vdekur.

Në juglindje të Azisë janë regjistruar 2.131.165 raste të reja dhe 45.837  kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve është rritur në 58.971 dhe i viktimave në 937.

Numrit të infektuarve në SHBA ka kapur shifrën e 4.523.888, e ndjekur nga Brazili me 2.662.485 dhe India që renditet e treta me 1.750.723./abcnews.al