Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covax bën njoftimin e rëndësishëm, Kosova do të marrë dozat e vaksinës deri në maj

schedule14:35 - 2 Mars, 2021

schedule 14:35 - 2 Mars, 2021

Aleanca Covax  këtë të martë ka publikuar listën e vendeve tek të cilat do të dërgojë vaksina anti Covid, në periudhën mars-maj.

Kosova është një ndër vendet e përfshira në këtë listë e cila do të marrë 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca. Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina deri në fund të muajit maj.

Vaksinat anti covid zvogëlojnë rreziqet për zhvillimin e sëmundjeve kronike deri në 80% të rasteve Në këtë list është vendosur edhe Kosova. Vendi jonë pritet të përfitojë 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti i Indisë “Serum”.

Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj.

Dorëzimet në këtë fazë kanë filluar në dy vende afrikane në Gana dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë furnizuar me nga 500 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti Serum.

Gjithashtu pjesë e listës është edhe Shqipëria, por si vet-financuese e 120 mijë vaksinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!