Philipe Coutinho u ble përfundimisht nga Aston Villa për shifrën e 20 milionë eurove që Barcelona kishte kërkuar, ndërsa katalanasit rezervuan dhe 50% të fitimit nëse braziliani transferohet diku tjetër në të ardhmen.
Pas një gjysmë sezoni mesfushori dëshironte të vazhdonte në Premier League dhe duhej të bënte një ulje të konsiderueshme financiare për të vazhduar me skuadrën angleze, siç raporton “The Telegraph”.
Braziliani nënshkroi një kontratë katërvjeçare me Aston Villa me një ulje të konsiderueshme rroge në krahasim me atë që merrte te Barça.
29-vjeçari merrte te Barça 16 milionë euro bruto në sezon, teksa Coutinho pranoi të qëndronte te Aston Villa me një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon, një kontratë 4-vjeçare
Pavarësisht këtij reduktimi të madh të pagave, Coutinho do të vazhdojë të jetë lojtari më i paguar në skuadrën e Aston Villa , përpara ish-lojtarit të Barçës Lucas Digne dhe sulmuesit anglez Danny Ings , të cilët fitojnë rreth 6 milionë në sezon. /f.a/abcnews.al