Shkëmbim i bujshëm në prag, që po mendohet nga Barcelona dhe Arsenali, shkruan Sky Sports.
Dy klubet po e shikojnë si mundësi, që Philippe Coutinho të rikthehet në Angli, kurse Pierre-Emerick Aubameyang të marrë avionin për Katalonjë.
Sulmuesi i “Topçinjve” do e merrte në konsideratë këtë lëvizje, pasi Arsenali nuk luan në Champions League këtë sezon.
Coutinho nga ana tjetër është një barrë që Barcelona kërkon ta heqë me çdo kusht, pasi është lojtari i dytë më i paguar, pas Antoine Griezmann. /abcnews.al