“Coutinho, kthehu në Angli! Të isha si ai, do i thosha vetëm diçka vetes”

schedule12:40 - 21 Mars, 2020

schedule 12:40 - 21 Mars, 2020

Ish-lojtari i Arsenalit, Emmanuele Petit, ka deklaruar se do të ishte shumë i lumtur nëse do ta shikonte Philippe Coutinho sërish në Premier League. Braziliani, i cili u transferua me shumë bujë tek Barcelona, nuk po jep më të mirën e tij as tek Bayern Munchen.

“Nëse do të isha unë Coutinho, çdo mëngjes do të pyesja veten se përse zgjodha të shkoja në Spanjë. E njëjta situatë më ndodhi dhe mua, kur lashë Arsenalin për katalanasit. “Pse, pse, pse”, pyesja veten çdo ditë. Jam i sigurt që edhe ai ia bën vetes të njëjtën pyetje”, tregon ish-lojtari I Francës.

“Jam i sigurt se do të funksiononte për të të rikthehej në Premier League. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer me kampionatin. Ai ka vizionin, teknikën, shpejtësinë, mund të godasë dhe është shumë kreativ. të gjithë e dinë se çfarë është në gjendje të bëjë.

Unë isha një  tifoz i madh i tij kur ishte te Liverpool. Do ta isha shumë, shumë i lumtur nëse do të rikthehej në Premier League”, mbyll Petit. Është ekipi i Chelseas ai që ka shfaqur interes për shërbimet e brazilianit dhe në verë pritet të këtë një ofertë konkrete nga blutë e Londrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!