Coutinho e ka ndarë mendjen, Marcelo ka një propozim interesant

schedule10:29 - 27 Mars, 2020

schedule 10:29 - 27 Mars, 2020

Skenare nga më të ndryshmet në merkato. Juventusi kërkon një mbrojtës të majtë dhe sërish në skenë del emri i brazilianit Marcelo, i cili këtë sezon te Real Madrid nuk ka pasur shumë hapësira edhe për shkak të një dëmtimi.

Në këto kushte, transferimi në Itali është në momentin e duhur dhe aty do gjente Cristiano Ronaldon. Marrëdhënia e tij me portugezin është mjaft e mirë dhe bardhezinjtë, sipas Marca, i kanë bërë gati një kontratë 4-vjeçare.

 

COUTINHO – Braziliani nuk do të blihet nga Bayern Munchen, që do ta kthejë mesfushorin e avancuar te Barcelona. Katalanasit nga ana tjetër duan të përfitojnë financiarisht dhe emri i Coutinho është në listën e lojtarëve që duhen shitur në merkaton e verës.

Edhe për shkak të krizës nga Coronavirusi, çmimi i tij do të ulet ndjeshëm. PSG dhe Inter janë dy klubet që raportohet se e duan brazilianin, madje nëse kalon te zikaltrit, mendohet të përfshihet në marrëveshjen për kalimin e Lautaro Martinez në Spanjë te Barcelona.

Gjithsesi, Mundo Deportivo raporton se Coutinho është i vendosur që të transferohet në Premier League, aty ku ka shkëlqyer me skuadrën e Liverpool. Chelsea shikohet si favorit, por do të duhet të bindë katalanasit. /abcnews.al