Courtois dhe Benzema ishin dy lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid sezonin e kaluar, ku fituan Champions League dhe La Liga.
Benzema fitoi Topin e Artë të parë në karrierën e tij, nërsa Courtois u shpall portieri më i mirë i sezonit.
Belgu ishte në vedin e 7-të në rënditjen e përgjithshme të Topit të Artë, pavarësisht formës së tij të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar.
I intervistuar nga gazetarët pas përfundimit të ceremonisë, Courtois është shprehur i zhgënjyer.
“Jam shumë i lumtur për Benzema. Nuk po them se do ta kisha fituar, por nuk jam as në podium duke qenë portieri që fitoi Champions League dhe La Liga.
Duket se të shënosh është më mirë se ta ndalosh. Është një betejë që mbetet për t’u fituar. Duke parë logjikën dhe duke ditur se si votojnë, e dija se nuk do të kisha asnjë shans për ta fituar Topin e Artë.
Një portier fitues vitin e ardshëm? E shoh si të pamundur për një portier”, shtoi portieri i Real Madrid./h.ll/abcnews.al