Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Couple”.
Ata u vunë në pranga pasi tregtonin barna dhe aparate celulare, të dyshuar të kontrabanduar në vendin tonë.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 47 aparate celulare iPhone 14 Pro Max dhe sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore.
Operacioni u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./abcnews.al