Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Countdown për NIS”/ Vuçiç: Industria do punoj deri në ditën e fundit

schedule17:48 - 25 Nëntor, 2025

schedule 17:48 - 25 Nëntor, 2025

Serbia ka edhe katër ditë deri në ndalimin e plotë të punës së rafinerisë nëse Shtetet e Bashkuara nuk e aprovojnë licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic deklaroj gjithësesi se Rafineria e NIS-it po funksionon, dhe do të qëndroj hapur deri në ditën e fundit.

Ai tha se me ndërprerjen e punës së rafinerisë do të “vihej në rrezik funksionimi i sistemit shëndetësor, ndihmës së shpejtë”, si dhe furnizimi i zinxhirëve tregtarë dhe funksionimi i sistemit të transportit.

“Gjithçka luhet në këtë situatë. Po i vëmë në rrezik edhe bankat komerciale edhe Bankën Popullore. Mbi to mund të rëndojnë sanksione dytësore për shkak të bashkëpunimit me NIS-in. Unë personalisht kam marr garanci verbale nga amerikanët se nuk do të ketë sanksione të tilla për bankat. Presim që Serbia ta marr këtë licencë të përkohshme, “por ka edhe gjëra të tjera që SHBA duhet t’i dëgjojnë dhe t’i shoh” që të miratojnë licencën.”

Më 18 nëntor, NIS-i kërkoi nga SHBA-ja një licencë të posaçme për të vazhduar punën gjatë kohës sa zgjasin negociatat mes aksionarëve dhe palëve të interesuara për ndryshimin e strukturës së pronësisë të kompanisë.

Serbia ka deklaruar më herët gjatë nëntorit se pronarët rusë po negociojnë për shitjen e aksioneve të tyre në NIS me tre partnerë, por pa bërë të ditur se për kë bëhej fjalë.

Sanksionet amerikane ndaj NIS-it hynë në fuqi më 9 tetor, si përpjekje e administratës amerikane për t’i pamundësuar Rusisë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë. Këto sanksione më parë ishin shtyrë tetë herë.

Shteti i Serbisë në vitin 2008 ia shiti 51 për qind të aksioneve të NIS-it kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft për 400 milionë euro, pa tender.

NIS është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe prodhimin e gazit natyror, ndërsa Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.  / abcnewa.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!