Costacurta: Milani di të reagoje, mos e përjashtoni nga gara për titull!

schedule13:14 - 25 Janar, 2021

schedule 13:14 - 25 Janar, 2021

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milanit, beson se kuqezinjtë të reagojnë menjëherë pas humbjes së pësuar kundër Atalantës. Skuadra e Stefano Piolit pësoi humbjen e dytë në kampionat, por mbeten të parët.

Costacurta, një emër i madh i Milanit, del kundër atyre që mendojnë se kuqezinjtë nuk mund të garojnë për titullin kampion këtë sezon. “Milani humbi kundër një ekipi të bukur si Atalanta, duke luajtur ndeshjen e tyre më të keqe të sezonit. Gjithsesi ata tani dinë si të reagojnë.

Dëgjoj se ata nuk do të luftojnë për titullin kampion deri në fund, por nuk mendoj kështu. Gara është e hapur mes dy ekipeve të Milanos dhe Juventusit, si dhe një ekipi të katërt që ende nuk e kam identifikuar. Balancat ndryshojnë vazhdimisht”, tha Billy për “Corriere della Sera”. /abcnews.al