“Corriere sella sera” i dedikoi shkrim, flet shqiptarja e mbuluar që habiti italianët

schedule10:00 - 13 Janar, 2022

schedule 10:00 - 13 Janar, 2022

Bukurie Voka është 37-vjeçarja nga Kavaja, që punon si shofere autobusi në Itali. Ajo është bërë e njohur për shkak të shamisë që mban në kokë. Madje në ditën e dytë të vitit,  Corriere della Sera i ka kushtuar një shkrim të gjatë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar historinë se si u bë shofere dhe kush ishte personi i parë që e shtyu për të arritur deri këtu

“Në fakt, kjo ishte një ide e një koleges time gjermane. Ajo disa ditë nuk kishte makinën dhe u detyrova të merrja autobusin. Ajo më ftoi, më thoshte e shikon është mirë këtu, më bënte reklama. Mundohet të më mbushte mendjen.

Teoria ishte shumë e vështirë se kishte të bënte me pjesën e motorrit, se nuk i dija as në shqip, jo mo italisht. Ajo ishte e vështirë. Kurse për praktikën ishte e vështirë vetëm muajin e parë. I kam marrë të gjitha testet me të parën”, u shpreh ndër të tjera Bukuria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!