Jose Mourinho qëndron te Roma. Për këtë është e bindur “Correire dello Sport”, e cila e largon portugezin nga thashethemet për t’u larguar nga Olimpico. “Jose ka vendosur të respektojë kontratën me Romën deri në skadimin e saj, 30 qershor 2024”, shkruan gazeta.
Ai kishte arritur tashmë në këtë përfundim dhe duket se ka vendosur të qëndrojë deri në fund në drejtimin e Romës. Thashethemet se PSG, Newcastle dhe Interi po shuhen tashmë.
Si rezultat i qëndrimit të tij, mendohet se Dybala bashkë me Smalling do të qëndrojnë gjithashtu edhe pse zikaltërit e Interit janë të interesuar për dyshen e lartëpërmendur./ h.ll/abcnews.al