Gazeta italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe bukurive të saj natyrore. Gazeta e cilëson Shqipërinë si një thesar, ndërsa tregon më në detaje se çfarë mund të shohin turistët duke filluar nga veriu i vendit, duke u ndalur në kryeqytet për të vijuar më pas në bregdetin e jugut.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, teksa ka ndarë artikullin e medias italiane, ka shkruar:
“Me disa prej plazheve më të bukura në Mesdhe, qytete të pasurisë botërore në UNESCO, site arkeologjike dhe Tiranën plot jetë e në zhvillim të vazhdueshëm, Shqipëria përshkruhet si një surprizë në zbulim e sipër në artikullin e “Corriere Della Sera”, gazetës së mirënjohur që kthehet në udhërrëfyesen besnike të turistëve italianë nëpër Shqipërinë turistike. Në vitin 2023, italianët shënuan rekordin e 950 mijë vizitorëve në vendin tonë.”
/abcnews.al