Correa pranë largimit nga “zikaltërit”, Inter tenton “bomberin” e “topçinjve”

schedule10:56 - 30 Maj, 2023

schedule 10:56 - 30 Maj, 2023

I huazuar për gjatë gjithë sezonit te francezët e Reims, “bomberi” i Arsenal, Folarin Balogun shkëlqeu në “aventurën” e tij në Francë, teksa në sezonin e tij të parë në Ligue 1, arriti të shënojë plot 20 gola e të dhurojë 2 asistime në 36 paraqitjet e tij për klubin.

Një sezon i tillë nuk mund të mos vihet re nga “gjigandët” e Evropës, të cilët menjëherë u hodhën në sulm për shërbimet e 22-vjeçarit, mirëpo ndër këto klube janë dhe “zikaltërit” e Inter, të cilët e shohin amerikanin si “pasardhësin” perfekt të Joaquin Correa, i cili do të largohet këtë verë nga Inter pas performancave jo bindëse për klubin.

Me përfundimin e huazimit, Balogun pritet të kthehet te Arsenal sapo të hapet merkato e verës, por mesa duket “Emirates Stadium” është thjesht një vend “tranzit” për “bomberin” e akademisë së “topçinjve”, me këta të fundit që janë të gatshëm ta shesin talentin e sulmit për afro 40 milionë euro.

Çmimi duket tepër “i kripur” për një klub si Inter, me “zikaltërit” që janë në përgatitje e sipër të një oferte prej 20-25 milionë eurosh, ofertë kjo që edhe pse jo shumë e “majme”, mund të “joshë” drejtuesit e klubit londinez. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!