Pak ditë më parë tifozët e Valencias udhëtuan drejt Milanos për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në përballjen kundër Atalantës. Sfida e zhvilluar në “San Siro” nuk shkoi mirë për spanjollët, pasi u mposhtën 4-1 nga bergamaskët.
Por, tashmë humbja është problemi më i vogël në Valencia. Flitej se disa tifozë janë infektuar me Coronavirusin dhe analizat e një 44-vjeçari kanë dalë pozitive. Lajmi është konfirmuar nga autoritet në Spanjë dhe personi do të mbahet në karantinë.
Ndërkohë në Itali vazhdon përhapja me shpejtësi e virusit. Mediat kanë raportuar se dhe një futbollist është infektuar nga virusi që lindi në Kinë. Bëhet fjalë për një lojtar të Seria C në Apenine. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai ndodhet në zonën e Sienës. /abcnews.al