Coronavirusi nuk fal as presidentë federatash, e pëson ai i Serbisë

schedule14:58 - 14 Mars, 2020

schedule 14:58 - 14 Mars, 2020

Tjetër personazh i botës së sportit me Coronavirus. Tanimë bëhet fjalë për një president federate dhe është Slavisa Kokeza që ka dalë pozitiv në testin e COVID-19. Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një komunikatë dhe e ka bërë me dije diçka të tillë.

Kokeza ditë më parë ishte në kongresin e UEFA-s dhe në Serbi mendojnë se atje mund ta ketë marrë. Tashmë frika është mos ndonjë bashkëpunëtor tjetër në federatë është prekur. Para Kokeza, një tjetër serb i botës së futbollit ka dalë pozitiv. Bëhet fjalë për sulmuesin e Fiorentina, Dusan Vlahovic.

Në Serbi ende nuk janë marrë masa ekstreme për të luftuar Coronavirusin, pasi rastet e shfaqura janë të pakta. Momentalisht atje edhe kampionati nuk është ndërprerë, por po luhet me dyer të mbyllura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!