Cristiano Ronaldo ka mbetur në Portugali, për shkak të situatës së krijuar në Itali me Coronavirusin. Klubi i Juventusit e njoftoi që dje diçka të tillë: “Cristiano Ronaldo nuk u stërvit dhe mbetet në Madeira në pritje të zhvillimeve në lidhje me emergjencën aktuale shëndetësore”.
Kjo ishte një pjesë e komunikatës së klubit bardhezi, që bënte me dije gjithashtu se Gonzalo Higuain po stërvitet individualisht, kurse Rodrigo Bentancur ka pasur një shqetësim dhe e i ka lënë përgatitjet në mes.
3 punti 2 gol e 1 sorriso in un momento complicato. Noi siamo questi?#ForzaJuve⚪⚫ #JuveInter pic.twitter.com/qBPpql5Sa3
— Daniele Rugani (@DanieleRugani) March 8, 2020
Tashmë që Daniele Rugani doli pozitiv me Coronavirus, do të duhet që lojtarët e Juventusit të futen në karantinë për 14 ditë dhe kështu edhe kthimi i CR7 në Itali do të vonojë më shumë seç duhet. /abcnews.al