Anulohet miqësorja e Shqipërisë me San Marinon, vend që i ka vënë “kyçin” futbollit ditën e sotme. Edhe takimi me kombëtaren kuqezi, e programuar të luhej më 27 mars në Itali nuk do të zhvillohet. E gjithë prej situatës së krijuar në vendin fqinj dhe në vendin tonë prej Coronavirusit.
Ditën e sotme qeveria doli me një njoftim për bllokimin e fluturimeve drejt Italisë së Veriut, që është zona më e prekur nga CONVID-19. Një tjetër ndeshje FSHF e ka programuar ta luajë me Slloveninë, në “Dacia Stadium” të Udineses.
Gjasat janë që edhe ajo përballje të mos zhvillohet. Deri më tani nuk ka vendim zyrtar, por pritet shumë shpejt të merret një vendim. Opsion është zhvillimi i takimit në Shqipëri, ose në Slloveni. Pritet që FSHF të dalë me një qëndrim. /abcnews.al