Corleone, në zemër të mafias/ ‘Real Story’ në ‘strehën’ e familjeve mafioze

schedule20:09 - 30 Janar, 2025

schedule 20:09 - 30 Janar, 2025

‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla sjell këtë të enjte një dokumentar në zemër të mafias, Corleone. Corleone është vendi ku legjenda dhe e vërteta, bëhen gershet. Në vitin 1969 Mario Puzzo boton librin Kumbari. Në të shumica e karaktereve dhe personazheve ose lindin, ose vijnë nga Corleone, përfshirë edhe Don Vito Corleone. Libri u kthye në skenarin e trilogjisë së famshme Kumbari, që ngriti në mit, mafian italiane e veçanërisht atë siciliane.

E vetmja e vërtetë qe lidh Corleonen me filmin Kumbari, është se edhe prindërit e Al Pacinos, erdhën në Amerikë, pikërisht nga Corleone, por ka shumë të vërteta që lidhin mafian me këtë qytet në zemër të Siçilisë.

Shumë bosë mafiozë në Siçili dhe SHBA kanë origjinën nga Corleone, përfshirë Michele Navarra, Luciano Leggio, Leoluca Bagarella, Salvatore Riina dhe Bernardo Provenzano.

Klani lokal mafioz Korleonezët, drejtuan mafian në vitet 1980 dhe 1990, duke marrë famën e keqe si një grup i pamëshirshëm dhe i dhunshëm, në krye të organizatës.

Në këtë rrugëtim me gazetarin Sokol Balla, këshilltari Ilir Kulla thotë se Corleone njihet si qyteti ku strehohen familjet kryesore mafioze të Italisë.

Sokol Balla: Për të gjithë të apasionuarit e serialit të filmit ‘Kumbari’ këtu jemi në qendrën e Corleones. Corleone e cila është qyteti ku strehohen, sipas legjendës por edhe sipas historisë familjet kryesore mafioze të Italisë. Të gjithë e kanë origjinën nga ky fshat apo ky qytet i vogël ku ne jemi sot. Por për të na shpjeguar diçka jam këtu me Ilir Kullën. Ilir ku ndahet realiteti nga Hollywuud-i?

Ilir Kulla: E para njëherë Badalamenti vinte nga Cinizi këtu nga Corleone e para një herë Corleone është një fshat në qendër të Sicilisë, në 600 metra lartësi që ka qenë gjithmonë e izoluar dhe është një zonë kryesisht fshatareske. Njerëzit kanë punuar në bujqësi, ka patur edhe intelektualë në Corleone. Ish kryetari i Bashkisë së Palermos, Orlando që ishte edhe një njeri i rëndësishëm i antimafias, e kishte nënën nga Korleone. Por nga këtu, lagjet atje mbrapa vijnë nga rrugicat atje vijnë ata që njihen si emrat e mafies siciliane italiane të viteve ’70-’80-’90 ku padyshim është Riina. Toto Riina ka lindur këtu, është rritur këtu dhe ka jetuar këtu edhe gruaja e vet vijon jeton sot këtu. Riina ka vdekur para  7-8 vjetësh është varrosur këtu në Corleone. Bagarela, kunati i tij që është në burg të përjetshëm, pastaj Provenzano që vdiq në burg edhe ai i sëmurë, ka qenë Luciano Liggo që ka qenë i pari i tyre që njihej si Lucianino, që ka qenë shefi i tyre dhe para këtyre, në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë doktor Navarra që ishte mjeku i fshatit, por ishte edhe mafiozi i fshatit i lidhur me partinë që ishte në pushtet atëherë, që ishte Demokracia Kristiane.

Sokol Balla: Cila është origjina historike dhe sociale e mafias?

Ilir Kulla: Ka lindur në mjedise të tilla ku vendet ishin të pazhvilluara dhe ishin kryesisht bujqësore por edhe kishin afër portin e Palermos që ishte një port, i rëndësishëm ekonomik-tregtie.

Sokol Balla: Por edhe kalimin e drogës apo jo…

Ilir Kulla: Ajo vjen më vonë. Droga është fillimi i fundit të mafias ashtu siç e kemi njohur sepse në historinë e vet në Sicili gjatë kohës së mbretërisë së dy Sicilive dhe në periudhën e parë të shtetit Italian, 50 vitet e para. Sicilia ka qenë pjesa më e pasur e Italisë. Të varfrit e Italisë jetonin ne Veneto atje ku jetojnë të pasurit sot dhe kur u bë bashkimi i Italisë që ka nisur nga një vend këtu afër nga Garibaldi me arbëreshët, se nga 1000 ushtarët e Garibaldit, 500 ishin arbëreshë përfshi edhe kryeministrin Francesco Crispi që ishte nga San Adriano dhe kur  bë ajo nisi të ndryshojë realiteti. Por këtu që ta kuptojmë mafien realisht duhet të shkojmë të kuptojmë mesjetën e Sicilisë dhe aty janë bazat, e cila bazohej te rregulla, besim ose një vetëqeverisje siç kemi patur ne kanunin tonë dhe më pas hyn paraja ndërtimi, hyn droga, industria dhe pastaj politik dhe shndërrohet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!