Nikolin Çoçlli, trajneri i Luftëtarit, ka folur pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Tiranës. Në fjalën e tij për Supersport, Çorçlli u shpreh:
NDESHJA – “U munduam të mbajmë ritmin, vinim pas një ndeshje pozitive. Oscilacionet ishin, kishim probleme. Janë çuna të rinj dhe ecuria, vazhdimësia, progresi, është problematik. E kam analizuar gjatë gjithë javës dhe kam insistuar që të gjithë të ishin gati, për të mos bërë këtë hap fals. Lojtarët vrapuan, nuk u paraqitën keq, u munduan të bënë maksimumin. Ne kishim më shumë besim seç duhet dhe na u vunë kundër”.
MERKATO – “Të gjithë jemi të penalizuar nga merkato, jemi detyruar të aktivizojmë lojtarë të dëmtuar, tre lojtarë që u dëmtuan javën e shkuar. Qato ka probleme me tendinën, luan i sforcuar. Sot u dorëzua, me një rezultat të tillë nuk vazhdohej. Edhe Isufi me probleme në kavilje. Janë lojtarë 17, 18, 19 vjeçarë që nuk ishin parashikuar për të qenë pjesë e 22-tshes”.
ARBITRIMI – “Këtë nuk e di, nuk mund ta kuptoj. Në mendjen time, aludoj shumë gjëra. Vijnë shumë gjëra në mendje, por nuk do të merrem kurrë me gjyqtarët. Është bërë epidemi, është katastrofë. Sot mendova se do të ishte mirë arbitri. Në momentin tonë më të mirë, kur ishim 3-1, ai shkon e jep penallti, nuk e di çfarë ndodh. Ndoshta i bëjnë këtë gabime që të vihet VAR-i sa më shpejt”./abcnews.al