Ishte padyshim një fitore e madhe, sidomos në këtë periudhë krizash.
“Verdhekuqtë” e Roma mundën shënonin plot 4 herë në portën e Sampdoria mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën çerekfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Apenine, Coppa Italia.
Siparin e golave për “Ujkonjat” në “Stadio Olimpico” e çeli “bomberi” ukrainas Artem Dovbyk, i cili realizoi një dopietë në mintuat 9’ e 19’, për të vijuar më pas me golat e Tommaso Baldanzi e Shomurodov, në minutat 24’ e 79’, ndërsa për miqtë golin e nderit e shnëoi spanjolli Serard Yepes në minutën e 61’-të.
Siç theksuam edhe më sipër, falë kësaj fitoreje Roma ka arritur të sigurojë çerekfinalet e Kupës së Italisë ku përballë do të ketë “Djajtë” e Milan. /i.m /abcnews.al