Copa America/ Uruguaji eleminon organizatorët, Panamaja shkruan historinë përballë Bolivisë

schedule13:39 - 2 Korrik, 2024

schedule 13:39 - 2 Korrik, 2024

Uruguai dhe Panamaja janë dy ekipet e radhës që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Copa Amerika, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndalën në fazën e grupeve rrugëtimin e tyre, me vendin organizator të këtij edicioni, që nuk arriti dot që të avanconte më tej , teksa në ndeshjen e tretë të grupit u mund nga Uruguaji me rezultatin minimal 0-1.

Ndonëse, Shtete e Bashkuara të Amerikës u munduan që të merrnin një fitore shprese, e patën të vështirë ndaj Kombëtares “Celeste”, me këta të fundit, që nuk toleruan asnjë gabim të kundërshtarëve, duke siguruar tre pikët e radhës, dhe të fundit, në fazën e grupeve, falë golit të Mathias Olivera, në minutën e 66’-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit C, Panama fitoi 3-1 përballë Bolivisë, duke marrë fitoren e dytë dhe rrjedhimisht dhe kualifikimin për në turin tjetër, teksa ishte Fajardo që i dha epërsinë Panamasë në pjesën e parë, ndërsa Guerrero e Yanis nxorrën të “pavlefshëm” golin e bolivianit Bruno Miranada, duke regjistruar fitoren e madhe, të Panamasë.

Falë kësja fitoreje të madhe, Panamaja siguron për herë të parë në histori kalimin për në çerekfinalet e Copa America, teksa tashmë përballë do të ketë vendin e parë të Grupit D, një prej Brazilit apo Kolumbisë, ndërsa Uruguaji do të përballet me vendin e dytë të këtij grupi, sërish një prej Brazilit apo Uruguajit.

Ndërkaq, në çerekfinalet e tjera të këtij kompeticioni, Argjentina, kampionë në fuqi e futbollit latin do të përballet me Ekuadorin, në orët e para të mëngjesit, të 5 korrikut, në “NRG Stadium”, të Hjustonit, ndërsa në sfidën tjetër Venezuela do të përballet, në orët e para të mëngjesit, të 6 korrikut, me Kanadanë, në “AT&T Stadium”, të Arlingtonit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!