Conti dhe Calabria nuk bindin, Milani e gjen mbrojtësin

schedule21:59 - 15 Tetor, 2019

schedule 21:59 - 15 Tetor, 2019

Milani ka vuajtur prej shumë kohësh për një mbrojtës krahu. Andrea Conti dhe Davide Calabria po luajnë prej disa sezonesh tashmë me kuqezinjtë, por nuk kanë arritur të bindin. Conti ka vuajtur shumë prej dëmtimeve, ndërsa Calabria nuk e ka arritur ende potencialin e tij maksimal. Si pasojë, drejtuesit e Milanit kanë nisur punën për të identifikuar një mbrojtës të djathtë.

Siç raportojnë mediat italiane, Milani ka shfaqur interes për francezin Djibril Sidibe. Kartoni i këtij të fundit është në pronësi të Monacos, por po luan tek Everton në formë huazimi. Minutat për Sidibe në Angli kanë qenë me pikatore, çka e kanë detyruar mbrojtësin të bëjë kërkesë për një rikthim në Francë.

As tek ekipi i Monacos nuk i besojnë dhe Milani është gati të përfitojë nga kjo situatë kaotike. Një ofertë nga 10-15 milionë euro mund të bindë drejtuesit e Monacos dhe Milani do të siguronte një mbrojtës tepër cilësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!