Diego Costa dhe Antonio Conte kanë bashkëpunuar së bashku te Chelsea dhe sulmuesi nuk ka kujtime të mira me italianin, edhe pse nuk mban mëri. Gjithsesi “thumbat” nuk i kursen, duke u shprehur në një intervistë për ESPN se tekniku i Interit nuk është një trajner “top”.
Costa tregon edhe pse ndodh diçka e tillë: “Unë dhe Conte patëm një problem jashtë fushë, por unë mendoj se ai është një trajner i mirë. Por për të qenë një ‘top’ trajner, ai duhet të ndryshojë anën njerëzore të mënyrës se si drejton”.
Para dy vitesh Conte u pa si një pasues i Lopetegui te Real Madrid, por Costa mendon se italiani nuk do qëndronte dot as një sezon në krye të skuadrës spanjolle. “Conte është shumë i dyshimtë. Po të drejtojë në të njëjtën mënyrë si më parë, te Real Madrid nuk do të qëndronte dot as edhe një sezon”. /abcnews.al