Tottenham do të përballet me Leeds, një takim që djemtë e Antonio Contë duhet ta fitojnë me patjetër për të mos u shkëputur nga skuadrat e kreut.
Në konferencën për media para kësaj sfide Conte është shprehur se Tottenham është sfida më e vështirë edhe pse në karrierën e tij ka drejtuar disa skuadra të mëdha.
Tekniku italian shprehet shumë i lumtur për këtë eksperiencë në Premier League.
“Kur vjen në një klub të ri, ti përpiqesh të jesh i fokusuar”, tha tekniku italian, i cili ka hequr edhe keçapin dhe majonezën nga menyja e “Spursave”, ashtu siç bëri kur erdhi edhe te Çelsi.
Duhet të përmirësohesh në fushë, taktikisht dhe fizikisht, por edhe psikologjikisht. Unë kam gjetur futbollistë me dëshirë të madhe për të punuar dhe përmirësuar.
Titulli? Ne do të luftojmë, këtë mund të premtoj. Kjo është një sfidë më e vështirë se Juve, Çelsi dhe Interi”, deklaroi tekniku i “Spursave”. /f.a/abcnews.al