Trajneri i Interit, Antonio Conte, do të preferonte që Milan Skriniar të shitej e jo Lautaro Martinez, sipas Corriere dello Sport. Lautaro ka qenë i lidhur shumë me një lëvizje të mundshme drejt Barcelonës, por Conte do të preferonte nëse Skriniar, i cili kohët e fundit ka qenë i lidhur me Manchester Cityn dhe Manchester United, të shitej në vend të Lautaros.
Conte do të preferonte shitjen e Skriniar, pasi ai është më lehtë i zëvendësueshëm se sa Lautaro. Mbrojtësi i kombëtares sllovake me sa duket, mund të largohet nga klubi nëse do të marrë një ofertë prej mbi 60 milion euro.
Arturo Vidal i Barcelonës dhe N’Golo Kante i Chelsea, janë dy emrat më të përfolur për një kalim tek Interi dhe me shitjen e Skriniar, fondet do të ishin të mjaftueshme për firmën e dy mesfushorëve./abcnews.al