Conte mund të buzëqeshë: Interi akord me Vidal, zbardhen detajet

schedule19:33 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 19:33 - 28 Dhjetor, 2019

Arturo Vidal ka gjetur akordin me Interin dhe do të rikthehet të luajë në Serie A pas 4 viteve e gjysmë (u largua nga Juventus në vitin 2015). Mesfushori kilen është objektivi i madh i Antonio Contes, teksa FcInternews.it zbulon shifrat e marrëveshjes mes kryesuesve të Serie A dhe lojtarit.

32-vjeçari i ka dhënë fjalën klubit zikaltër që prej muajit nëntor dhe do të firmosë një kontratë 30-mujore, pra deri në verën e vitit 2022. 32-vjeçari do të përfitojë 4.5 milionë euro deri në fund të këtij sezoni (te Barcelona përfiton 9 milionë euro në sezon), ndërsa në dy sezonet e ardhshme rroga e tij do të jetë 6 milionë euro në sezon.

Tani ka mbetur për t’u gjetur akordi mes klubeve dhe diferenca kërkesë-ofertë është 8 milionë euro. Katalanasit kërkojnë 20 milionë të tilla për të lënë të lirë “luftëtarin” e mesfushës, ndërsa klubi italian shkon deri në 12 milionë euro. Tratativat mes palëve vazhdojnë dhe shumë shpejt pritet të vijë akordi final. /abcnews.al

 

Conte dhe Vidal gjatë kohës kur ishin pjesë e Juventusit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!