Shefi ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello, ka konfirmuar që të dyja skuadrat, Interi dhe Milani, janë plotësisht të angazhuara për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe nuk kanë ndonjë plan rezervë në rast të ndonjë të papriture.
“San Siro do mbetet San Siro, kjo ideja e dy klubeve është një që propozuam sot. Të dy projektet për një San Siro të ri duhet të shikojnë gjeneratat e reja dhe qytetin, i cili ka risi në ADN-në e tij. Synimi i klubit është të paraqesë të dy projektet për të ardhmen”, tha fillimisht Antonello.
“Sot nënvizuam çështjet kritike që lidhen me ristruktimin e San Siro dhe për këtë arsye, ne nuk mendojmë se është alternativa më e mirë. Nuk ka asnjë plan B për të dy projektet dhe kjo sepse ne besojmë fort te projekti aktual”.
Antonello komentoi edhe suksesin që skuadra e Interit po kalon: “Momenti aktual i Interit është pjesë e strategjisë që filloi me Suning tre vite më parë, strategji e cila sot po jep fryt si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ardhja e Conte ka ndryshuar gjërat nga një këndvështrim sportiv”, përfundoi Antonello.