Conte “harron” titullin: Kemi lënë pas Milanin dhe Napolin, na çmendi ky kalendar

schedule08:10 - 20 Korrik, 2020

schedule 08:10 - 20 Korrik, 2020

Interi e nisi mirë ndeshjen me Romën mbrëmjen e kaluar. Stevan De Vrij i dhuroi avantazhin zikaltërve në “Olimpico”, por Roma përmbysi gjithçka me golat e Spinazzola dhe Mkhitaryan. Romelu Lukaku barazoi sfidën në minutat e fundit dhe evitoi disfatën.

Ekipi i Antonio Contes humbi një shans të mirë për të dërguar në -3 pikë diferencën me Juventusin, që pret sonte Lazion e Inzaghit. Conte foli pas barazimit 2-2 për Sky Sport, ku ndër të tjera tha:

Po bëjmë gjëra të bukura. Jemi kualifikuar në Champions katër javë përpara fundit të kampionatit dhe  kemi lënë pas me një diferencë të madhe skuadra si Milani, Roma dhe Napoli. Ne jo aty ku pritet? Atëherë çfarë mund të themi për skuadrat që nuk kanë arritur objektivat.

Kemi një kalendar të çmendur, sikur është bërë për të na krijuar telashe. Shoh një anomali të çuditshëm. Po luajmë shpesh në orën 21:45 dhe diçka e tillë ka pasoja. Kundërshtarët kanë pushuar një ditë më shumë se ne.

Është hera e tretë që luajmë kundër një skuadre që ka pasur një ditë më shumë se ne për të përgatitur ndeshjen“, deklaron trajneri i ekipit zikaltër. /abcnews.al